
Ky është pejani i cili u godit nga rrufeja

Mbrëmë u raportua për vdekjen e një 51-vjeçari i cili është goditur nga rrufeja, sonte rreth orës 19:25 në fshatin Kusoriq të Pejës.
Mëson se viktima është Ali Tigani.
Një familjar i tij ka rrëfyer se si ka ndodhur rasti.
Ai tha se Aliu ishte duke kullotur bagëtinë, delet, kur është goditur nga rrufeja. Ky familjar bëri të ditur se trupi i pajetë i 51-vjeçarit është gjetur nga vëllai i viktimës.
“Jo (nuk ka pasë shenja jete), kur e kemi dërgu në spital as nuk ka lëviz, as kurgjo. Trupi i tij është ende në Spitalin e Pejës”, tha ai.
(Kosova Sot Online)