Flet oficeri: Si i tregoi të gjitha piloti grek që vrau me duart e tij gruan në sy të fëmijës e sajoi grabitjen

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 10:49
 Flet oficeri: Si i tregoi të gjitha piloti grek që vrau me duart e tij gruan në sy të fëmijës e sajoi grabitjen

Mediat në Greqi kanë siguruar dëshminë e një oficeri të sigurimit i cili tregon sesi i kaloi tetë orët e marrjes në pyetje Babis Anagnostopoulos. Piloti 32-vjeçar i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline dhe më pas sajoi një skenar për t’ia hedhur fajin “tre grabitësve”.

Sipas raportimeve, hetuesve nuk u është dashur të mundohen shumë për ta bërë pilotin që të flasë.

“Ai filloi të flasë sepse e kuptoi që dinim gjithçka. Nuk na u desh as që t’i paraqisnim të dhëna të forta nga laboratorët mjeko-ligjorë për telefonin celular, kamerat, orën inteligjente të Caroline .”

Anagnostopoulos e kaloi natën në një zyrë në Njësinë e Vrasjeve në katin e 11-të të GADA, në prani të dy psikologëve, një burrë dhe një grua .

Burri që në më pak se 40 ditë e ndryshoi fytyrën tre herë dhe nga një baba dhe bashkëshort i dashur u shndërrua në një viktimë të supozuar të grabitësve të huaj, për të përfunduar në një vrasës brutal , i cili mbyti gruan dhe qenin e saj, për të mbuluar krimin.

Sipas asaj që ka treguar oficeri, kur 32-vjeçari mbërriti në ambientet e ku do të pyetej e kuptoi që se roli i tij kishte ndryshuar tashmë nga dëshmitar në i akuzuar.

“Qëkur doli nga ashensori i katit të 11-të për të shkuar në zyrën e Vrasjeve, ai e dinte që kësaj here policia nuk e besonte përrallën që kishte sajuar. Ndërsa hynte në dhomën e marrjes në pyetje, ai e kuptoi se nuk do të fliste në polici si dëshmitar, por si i akuzuar.”

Dhe, pas bisedave të para që bëri me policinë, me të cilën kishte krijuar një marrëdhënie besimi dhe kishin pothuajse çdo ditë komunikim, ai u dorëzua dhe tregoi gjithçka: Unë e vrava, do t’u tregoj gjithçka me detaje.”

Ai tregoi për lidhjen e tij të dashurisë me Caroline, e cila përfundoi vitin e kaluar në grindje të përditshme, frikën e tij se do ta linte duke marrë fëmijën me vete, në natën fatale, kur humbi kontrollin, në momentin që 20-vjeçarja i tha që do të largohej nga shtëpia duke i kërkuar divorcin.

Ai përshkroi në detaje se si ia mbylli gojën dhe e mbyti me jastëk, derisa ajo fillimisht humbi ndjenjat e më pas u ftoh, por edhe mënyrën se si ajo e mbyti këlyshin 7 muajsh me duart e tij për të përforcuar versionin e grabitjes. Ai madje theu kartën e memories së kamerave dhe e hodhi në tualet ndërsa tregoi edhe si e krijoi skenën e grabitjes dhe si ishte lidhur me dhëmbë.

“Ai filloi të flasë sepse e kuptoi që dinim gjithçka. Ne as që na duhej të paraqisnim të dhëna të forta nga laboratorët mjeko-ligjorë për celularin, kamerat, orën inteligjente të Caroline. Dukej sikur donte ta nxirrte gjithçka dhe të çlirohej. Pastaj uli kokën dhe pushoi së foluri,” tregoi oficeri.

(Kosova Sot Online)