Fushë Kosovë: Punëtori rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar, arrestohet pronari i firmës

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 11:32
Fushë Kosovë: Punëtori rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar, arrestohet pronari i firmës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 10:40.

“Viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar”, njofton Policia.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)