Sulmi ndaj infermierit në Dragash, reagon OIK

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 15:43
 Sulmi ndaj infermierit në Dragash, reagon OIK

Oda e Infermierëve të Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj infermierit në QKMF-në në Dragash.

Sulmin ndaj infermierit, OIK e ka cilësuar si qyqar dhe të papranueshëm, teksa kanë kërkuar nga prokuroria dhe organet gjyqësore që të ndërmarrin veprime ligjore ndaj personave që sulmojnë punëtorët shëndetësorë.

“Oda e Infermierëve të Kosovës e dënon ashpër sulmin që ka ndodhur ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashit N.H. Ky sulm ka ndodhur sot rreth orës 07:30 derisa infermieri po përfundonte ndërrimin e natës. Duke e vlerësuar si akt qyqar dhe të papranueshëm sulmin ndaj infermierëve, OIK kërkon nga Prokuroria dhe Organet Gjyqësore të ndërmarrin veprime ligjore ndaj gjithsecilit që merr guximin të sulmojë fizikisht infermierët”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Oda e Infermierëve të Kosovës e dënon ashpër sulmin që ka ndodhur ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashit N.H. Ky sulm ka ndodhur sot rreth orës 07:30 derisa infermieri po përfundonte ndërrimin e natës.

Duke e vlerësuar si akt qyqar dhe të papranueshëm sulmin ndaj infermierëve, OIK kërkon nga Prokuroria dhe Organet Gjyqësore të ndërmarrin veprime ligjore ndaj gjithsecilit që merr guximin të sulmojë fizikisht infermierët.

Po ashtu, OIK apelon tek pacientët dhe gjitha palët e treta që të mirëkuptojnë rrethanat në të cilat shpesh-herë gjenden stafi infermieror gjatë detyrave të tyre dhe të jenë sa më bashkëpunues sepse kjo është edhe në të mirë të shëndetit të tyre.

Kosova edhe ashtu po përjeton një dramë të largimit të infermierëve dhe raste të tilla vetëm shtojnë pasigurinë dhe i kontribuojnë kësaj klime.

Po ashtu, kërkojmë nga institucionet që të rrisin nivelin e sigurisë së punonjësve në vendin e punës, qoftë edhe duke siguruar prezencë policore pranë shërbimeve emergjente, ku këto raste të sulmeve janë në rritje.

(Kosova Sot Online)