65 pacientë të hospitalizuar për shkak të COVID-19, 3 në gjendje të rënduar

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 12:07
65 pacientë të hospitalizuar për shkak të COVID-19, 3 në gjendje të rënduar

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 65 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe spitalet rajonale.

Sipas SHSKUK’së, 25 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 43 janë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 43  pacientë, 12  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31  me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 12  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22  pacientë

2 në gjendje të rënduar

13të konfirmuar pozitivë

12 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2  pacientë

Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6  pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.

(Kosova Sot Online)