Lexoni edhe:
Partitë politike në Kosovë do t’i matin forcat sërish në zgjedhjet lokale
Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd e demantoi një shkrim të gazetës britanike Telegraph, sipas të cilit, Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë kundër ndikimit rus.
Shkrimi u demantua më herët edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Më 18 qershor, Telegraph ka shkruar se sekretari briatnik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se vendi i tij ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë për të parandaluar ndikimin e Rusisë dhe se Britania do ta ndihmojë Serbinë për t’i rezistuar “ndikimit keqdashës” dhe “manipulimit” rus.
Partitë politike në Kosovë do t’i matin forcat sërish në zgjedhjet lokaleLexoni edhe:
Marrëveshja, sipas artikullit, është nënshkruar gjatë vizitës së sekretarit Wallace në Beograd, më 16 qershor.
Ambasada britanike në Beograd i tha Shërbimit të Ballkanit të rel se në marrëveshjen e nënshkruar midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Britanisë së Madhe “nuk përmendet asnjë shtet tjetër”.
“Dokumenti është përqendruar në konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit aktual midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dokumenti trajton tema të tilla si pjesëmarrja e përbashkët e vendeve tona në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare”, tha Ambasada britanike.
Ajo shtoi se, gjatë vizitës, Wallace theksoi se “Mbretëria e Bashkuar e respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë”.
“Sa i përket politikës sonë [britanike] ndaj Rusisë, ajo është paraqitur qartë në dokumentin strategjik publik ‘Rishikimi i Integruar i Politikës së Jashtme dhe i Mbrojtjes’”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës britanike për Radion Evropa e Lirë.
Në këtë dokument Rusia është shënuar si “kërcënim”.
Çfarë është nënshkruar?
Më 20 qershor, Mnistria serbe e Mbrojtjes, duke mohuar shkrimin e gazetës britanike Telegraph, tha se me Ministrinë britanike të Mbrojtjes është nënshkruar një marrëveshje për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Sipas saj, me sekretarin britanik të Mbrojtjes nuk është nënshkruar asnjë dokument ku përmendet Rusia.
Një gjë të tillë nuk e ka deklaruar askund as ministri Wallace, tha ministria serbe.
“Subjekt i Marrëveshjes është zhvillimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e operacioneve shumëkombëshe, trajnimi ushtarak, mbajtja e ushtrimeve dypalëshe, shqyrtimi i përmirësimit të bashkëpunimit në domenin tokësor dhe ajror, mbrojtja kibernetike dhe rritja e mundësive për bashkëpunim midis industrive të mbrojtjes dhe institucioneve kërkimore shkencore”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes.
Vizita e sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, më 16 qershor, ishte vizita e tij e parë zyrtare në Serbi. Me atë rast janë bërë edhe disa stërvitje ushtarake në bazën “Jug”, afër Bujanocit.
(Kosova Sot Online)