Shaip Kamberi – Aleksander Vuçiqit: Mund ta keni përballë Saranda Bogujevcin në dialog, s’do të mund ta shikoni në sy

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 15:32
 Shaip Kamberi – Aleksander Vuçiqit: Mund ta keni përballë Saranda Bogujevcin në dialog, s’do të mund ta shikoni në sy

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë e ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se në njërin nga raundet e radhës të dialogut mund ta ketë përballë nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, e mbijetuar e masakrës që forcat serbe e kryen mbi familjen e saj gjatë luftës.

Kamberi i ka thënë Vuçiqit se nuk besoj që mund ta shikonte qetazi në sy Bogujevcin, pasi familjen e saj e vranë paramilitarët serbë.

“Mund të ndodhë Z. president, që në njërin nga raundet e radhës, përballë, në tryezën e bisedimeve ta keni Saranda Bogujevcin, familjen e së cilës e kanë vrarë “Shkorpionat” serbë. Njerëzorja në ju nuk do t’ju lejojë ta shikoni në sy qetazi”, tha Kamberi.

Ai theksoi se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.

Në këtë seancë, që po vazhdon të zhvillohet, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke raportuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

(Kosova Sot Online)