Mbi 141 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 22 June 2021 - 15:24
 Mbi 141 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

141 mijë e 8 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri është thënë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 6 mijë e 595 persona.

Ndërsa, 20 mijë e 701 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Kujtojmë që nga 15 qershori ka filluar realizimi i Planit për Vaksinimin Masiv në Kosovë.

Mirëpo, deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që po vaksinon një numër të vogël të qytetarëve.

Ndërsa, ata kanë kërkuar po ashtu më shumë informacione për procesin e vaksinimit e kontratën e nënshkruar për furnizim me vaksina me Pfizer.

(Kosova Sot Online)