Mësuesi i martuar paraqitej si adoleshent për t’i bindur vajzat që t’i çojnë foto intime

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 13:49
 Mësuesi i martuar paraqitej si adoleshent për t’i bindur vajzat që t’i çojnë foto intime

Një mësues matematike nga Missouri i Shteteve të Bashkuara është arrestuar nën dyshimin se është paraqitur si djalë adoleshent për t’i bindur dy vajza të mitura që t’i dërgojnë fotografi intime.

Chad Alan Craghead, 44 vjeç, u arrestua nga agjentët federalë në Fulton të Mossourit javën e kaluar, shkruan Daily Mail.

Babai i martuar i tre fëmijëve, i cili në internet e përshkruan veten si “ndjekës i Krishtit”, tani po përballet me pesë akuza, përfshirë prodhimin e pornografisë me fëmijë, përndjekje përmes internetit dhe komunikim me qëllim të zhvatjes.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me deri 30 vite burgim. Vajzat e mitura, të përfshira në rast, besohet se nuk janë nxënëse të shkollës ku punonte mësuesi i arrestuar.

Ai akuzohet për krijim të identitetit të rremë në internet për t’u paraqitur si adoleshent që t’i bindë vajzat për t’i dërguar pamje pornografike.

Mësuesi më pas dyshohet se i ka shantazhuar vajzat e mitura, duke i kërcënuar se do t’ua tregojë fotografitë intime familjeve dhe miqve të tyre, thuhet në dokumentet e gjykatës.

(Kosova Sot Online)