Për shkatërrimin e Telekomit me kontratën e Z-Mobile, duhet të përgjigjen penalisht edhe kokat e mëdha të politikës të lidhura me Devollin

Për shkatërrimin e Telekomit me kontratën e Z-Mobile, duhet të përgjigjen penalisht edhe kokat e mëdha të politikës të lidhura me Devollin
Për shkatërrimin e Telekomit me kontratën e Z-Mobile, duhet të përgjigjen penalisht edhe kokat e mëdha të politikës të lidhura me Devollin

Muhamet Kelmendi

  • 23 June 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Telekomi Kosovës është vetëm një shembull drastik i krimit të organizuar që e ka kapluar vendin tash e dy decenie. Gjendja si te Telekomi është edhe në shumë subjekte tjera ekonomike publike dhe private, shtetërore etj. Ka shumë krim dhe korrupsion kudo në këto subjekte. Arrestimet që janë bërë kohën e fundit në Telekom të Kosovës është një arrestim i vonuar por i qëlluar.

Fillimi i arrestimeve lidhur me shkatërrimin dhe rrezikimin e Telekomit janë të vonuara sepse këtë subjekt nga një shembull profitabil në qindra milionë Euro e kanë sjellë buzë greminës dhe zhdukjes. Megjithatë arrestimet janë të qëlluara dhe duhet të besohet se ajo masë do të thellohet edhe më shumë dhe zgjerohet brenda këtij subjekti dhe jashtë që kanë ndikuar dhe së bashku kanë kryer krimin e tillë të rëndë. Nuk mundë të ecet përpara në zhvillim dhe në shtetin e së drejtës pa i kapur edhe kompetentet politike që kanë qenë në pushtet në kohën e shkatërrimit të Telekomit.

Këtu mendoj zakonisht edhe te politika, udhëheqës të pushtetit dhe njerëzit e drejtësisë që kanë lejuar krimet e tilla monstruoze. Vetëm privatizim i bërë me shpërndarësin e rrymës qe tash quhet KEDS dhe shitja e objekteve të saja është një krim që duhet domosdo të kapi kompetentet politike në kohen e tillë me llogari penale.Apo çështja e kontratës me Z. Mobile mes Devollit e Telekomit është gjithashtu një fakt i organizimit kriminal të bërë. I theksova vetëm disa raste drastike. Kemi edhe shumë të tjera. Pra, ky sistem i krimit të organizuar, pa masa penale, nuk ndalet dhe përgjegjësit nuk përgjigjen. E masa duhet të jetë penale dhe ekonomiko-financiare të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Me këtë kombinim të përgjegjësisë ndalet sado pak krimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".