Vdes një grua në një aksident në Gjilan, edhe tre të tjerë me lëndime të rënda

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 10:17
 Vdes një grua në një aksident në Gjilan, edhe tre të tjerë me lëndime të rënda

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.

Në ndërkohë tre të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Gjilan dhe sipas Hashanit kanë lëndime të rënda.

Njoftimi i plotë:

“Vetaksident Trafiku me fatalitet”

Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetë aksident ku, në vetur ishin katër persona.

Si pasojë e vetëaksidentit , me lëndime të rënda janë dërgu në spitalin rajonal në Gjilan.

Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit.

Për rastin është njoftu prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrthanat e këti aksidenti të rëndë.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Uglar të Komunës së Gjilanit.

(Kosova Sot Online)