Mes lotëve i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit nga Mitrovica që vdiq pasi ra nga lifti

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 17:40
 Mes lotëve i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit nga Mitrovica që vdiq pasi ra nga lifti

Sot është varrosur në varrezat e lagjes Shipol, 35 vjeçari nga Mitrovica.

Mes dhimbjeve të mëdha, Esat Gllogovci i është dhënë lamtumira e fundit.

I ndjeri ka vdekur dje, pasi nuk mundi t’i përballojë lëndimeve të marra pas rënies nga lifti për bartjen e materialit. Ai prapa ka lënë gruan me dy fëmijë si dhe dy prindër në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndryshe, ai po punonte në një objekt në qendër të Mitrovicës.

(Kosova Sot Online)