Qeveria Kurti nuk mban përgjegjësi për “gabimet” e Thaçit, Mustafës, Hysenit…

Qeveria Kurti nuk mban përgjegjësi për “gabimet” e Thaçit, Mustafës, Hysenit…
Qeveria Kurti nuk mban përgjegjësi për “gabimet” e Thaçit, Mustafës, Hysenit…

Naim Miftari

  • 26 June 2021 - 15:12

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Qeveria Kurti nuk duhet të pranon që të  nënshkruaj asgjë nga ajo që kanë nënshkrua  deri më sot paraardhësit e kaluar që ishin Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Skënder Hyseni e Avdullah Hoti,  pasi qeveria Kurti nuk është e shantazhuar  siç ishin këta më herët, as nuk janë të shitur por nëse ka nevojë le të bien  edhe qeveria Kurti, kurse Grenallat ndërkombëtar e Hashimat apo e Isat vendor duhet ta kuptojnë se prapë shkojmë në zgjedhje, dhe  prapë LVV+ LV i fitojnë edhe natën me votua mbi 60% të votave pasi popullin ton më s’mund ta  gënjejnë e mashtrojnë sikur kane vepruar më herët.

Qeveria Kurti duhet ta  mbroj vetëm interesin e Kosovës, interesin e popullit ton dhe  asgjë tjetër. Kemi nevojë si shtet edhe për ndihmën dhe sugjerimet e miqve të huaj por nuk kemi as nuk do ti lejojmë askujt të bëhen skllavopronarët tanë as mbretërit e profetët tonë. Opozita aktuale duhet të jep përgjegjësi në çdo dështim dhe dëmtim që i ka bërë Kosovës që nga pas lufta,  e dështimet e dëmtimet janë të shumta dhe janë shumë alarmante.

Marrëveshja e ngutur e Vashingtonit që Donald Trampi dhe Grenelli tentonin t’ia paraqesin publikut Amerikan si sukses të jashtëm Amerikan, u imponua vetëm pasi politika e Trampit i prishi raportet me të gjithë miqtë tradicional Amerikan duke filluar nga NATO dhe Bashkimi Evropian dhe kjo marrëveshje  që u bë shpejtë, shkel e shko,  të vetmen ndodhi pozitive e kishte njohjen e Kosovës nga ana e Izraelit kurse  dështimi më i madh ishte mos njohja e Kosovës nga Serbia dhe mundësia e hapjes së shtëpisë së Bardhë ndaj klasës politike të Serbisë e cila klasë e dobët politike e Kosovës dhe Greneli ia hapen portat e shtëpisë Bardh Aleksander Vuçiçit, ministrit të Millosheviçit.

Edhe asociacioni i komunave Serbe me fuqi ekzekutive dhe një  nacionale në fakt janë Kanton serbë  në Kosovë i menduar dhe elaboruar nga Hashim Thaçi i cili ishte i shantazhuar nga e kaluara e tij dhe lidhjet e ngushta familjare të tij me UDB-në serbe  dhe nga grupi  komunist Jugosllav si Isa Mustafa e Skënder Hyseni. Veprimi i tyre  ishte një  tradhti ndaj Kosovës por kjo opozitë as atëherë nuk ka dhënë  llogari për “gabimin” edhe pse Gjykata Kushtetues e Kosovës kishte gjetur 23 shkelje të kushtetutës.

Tash janë tepër qesharak  të njëjtit njerëz që e kanë vjedhur e plaçkitur shtetin,  dhe e kanë tradhtuar interesin nacional të Kosovës që  nga pas lufta, PDK- LDK- AAK - NISMA dhe AKR, sot të njëjtit njerëz dhe keqbërës vetëm disa dit pasi e humben pushtetin i kërkojnë llogari për gabimet e veta Albin Kurtit ,Vjosa Osmanit apo Donika Gërvallës, edhe pse këta janë në pushtet vetëm afër tre muajt e fundit. Kjo tregon se Kosova nuk ka opozitë por ka mafi politike dhe klane të interesit të disa bosëve të tyre që me dy këmbët  e dy duart janë thellë, deri në fyt të zhytur në krimin e organizuar,  që nga vrasjet e pa sqaruara e deri te vjedhja dhe përvetësimi i pasurisë së shtetit, deri te tradhtia ndaj popullin dhe vendit ton.

Kosova nuk ka as prokuror  as gjyqtar e hetues të pa varur që e mbron vetëm ligjin, shtetin dhe popullin sepse do të ish dashur  për të  punuar 24 orë në ditë,  shtatë ditë në javë, dhe burgu i Dubravës e ai i Dyzit ishte dashur me qenë deri sot plot me mafioz nga politika dhe oligarkët e  mafies politike të Kosovës,  me autobusë ishte dashur mej mbledh sit të akuzuarit dhe kriminelët e mafies politike të  Kosovës që e kanë kthyer shtetin ton dhe popullin ton 50 vite mbrapa, e  e na kanë bërë si një strajcë lypsari jo si një shtet serioz dhe të drejtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".