Përsëri ia huq Gërvalla, vendos flamurin e OKB-së në vend të atij NATO-s

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 19:07
Përsëri ia huq Gërvalla, vendos flamurin e OKB-së në vend të atij NATO-s

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përsëri ka gabuar në një postim të saj në rrjetin social Twitter.

 Pas gabimeve të shumta gjuhësore që kishte bërë para një muaji, ku pas një postimi në gjuhën angleze me shumë gabime MPJ ishte detyruar të fshijë postimin dhe të e rishkruajë qëndrimin e Kosovës lidhur me ndaljen e një avioni në Bjellorusi, tani Gërvalla ka bërë një skandal tjetër.

Ajo ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s teksa ka tentuar të përshkruajë takimin me Sekretarin Gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike.  

“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin të Përgjithshëm (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë të shoh një angazhim të palëkundur të (Flamurit të Kombeve të Bashkuara) për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial! D.G.”, shkroi ajo.


(Kosova Sot Online)