Policia për shtetasin e Malit të Zi që u arrestua në Gazimestan: Ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes

  • G.G /
  • 29 June 2021 - 09:39
Policia për shtetasin e Malit të Zi që u arrestua në Gazimestan: Ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për personin që u arrestua dje në Gazimestan.

Në raport thuhet se një person nga Mali i Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes.

Ai është arrestuar dhe dërguar në stacion policor.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Gazimestan, Prishtinë 28.06.2021 ─ 15:00. Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, bëhet e ditur në raport.

(Kosova Sot Online)