Rebelët marrin nën kontroll kryeqytetin e Tigrayt, Etiopia shpall armëpushim

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 13:04
 Rebelët marrin nën kontroll kryeqytetin e Tigrayt, Etiopia shpall armëpushim

Forcat rebele në rajonin verior të Etiopisë, Tigray, e kanë marrë nën kontroll kryeqytetin rajonal, Mekelle, duke i detyruar zyrtarët e administratës qendrore që të largohen.

Qeveria e Etiopisë e mori nën kontroll këtë qytet në nëntor të vitit të kaluar, pasi rebelët i refuzuan reformat politike dhe morën nën kontroll baza ushtarake. Pas zhvillimeve të fundit, qeveria ka bërë thirrje për armëpushim.

Nga luftimet mes rebelëve e forcave qeveritare janë vrarë mijëra njerëz e rreth 350.000 janë prekur nga uria. Mbi dy milionë persona janë zhvendosur, shkruan BBC.

Ditëve të fundit ka pasur raportime për luftime të reja mes forcave qeveritare e rebelëve, por një ofensivë e shpejtë të hënën e solli rimarrjen e papritur të qytetit nga rebelët. Kjo mund të jetë pikë kthese në konfliktin e përgjakshëm.

Një zëdhënës i rebelëve i tha televizionit CNN se ka pak vullnet për armëpushim. “Objektivat tona po i degradojnë kapacitetet luftuese të armikut. Ne nuk do të ndalemi derisa Tigray të pastrohet nga të gjitha forcat armike. Do të bëjmë gjithçka që nevojitet”, tha zëdhënësi Getachew Reda.

Në anën tjetër, një zëdhënës i qeverisë qendrore i tha agjencisë AFP se administrata e përkohshme në Mekelle ka vendosur që të largohet, pasi rebelët u afruan nga të gjitha anët.

(Kosova Sot Online)