Panik në tregun e kriptovalutave, gjendet i vdekur “Babai i Bitcoin”

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 08:56
 Panik në tregun e kriptovalutave, gjendet i vdekur “Babai i Bitcoin”

Ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare në mënyrë krejt të dyshimtë miliarderi i Bitcoin, Mircea Popescu.

I riu me origjinë rumune që raportohet se zotëronte numrin më të madh të valutës elektronike u gjet i mbytur në një plazh të Kosta Rikës, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet dhe nga disa vajza që e shoqëronin miliarderin në këtë vend ekzotik.

Popescu, i njohur me nofkën “Babai i Bitcoin” ka një pasuri që mendohet që kap vlerën 2 miliardë dollarë e cila nuk dihet ku do të përfundojë pasi asetet në kriptomonedha mund të zhduken nëse pronari ndërron jetë, duke shkaktuar kështu një tronditje të mundshme të tregjeve.

Popescu ishte një nga personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në vitin 2012.

(Kosova Sot Online)