40-vjeçari nga Vushtrria që i pi 70 çaja në ditë: Iu thashë në komunë me ma ba emrin Adnan Çaji

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 09:12
 40-vjeçari nga Vushtrria që i pi 70 çaja në ditë: Iu thashë në komunë me ma ba emrin Adnan Çaji

Adnan Ademi është 40-vjeçari nga Vushtria e Kosovës, që është i fiksuar nga çaji.

Prej 12 vitesh, ai pi plot 70 filxhanë në ditë dhe këtë eksperiencë e ka ndarë në lidhje me Skype.

Adnani u shpreh se pirja e çajit nuk i shkakton asnjë lloj problemi, madje e ka bërë edhe më të njohur.

Ai ka theksuar se ka shkuar në gjendje civile për ta vendosur mbiemrin “çaji” po nuk ia kanë pranuar

“Këtë pasion kam 12 vjet. Ma kanë mësuar çajin gjyshi dhe prindërit. Ky është një lloj çaj turk. Çdo ditë pi çaj, lëngje si ujë dhe çaj. Pi 70 filxhanë në ditë.

Nuk kam probleme me shkuarjen në tualet, nuk më pengon. Unë jetoj në pishë, krahasit oborre.

Kam shkuar në gjendje civile për të ndërruar mbiemrin për ta bërë çaji, po nuk ma pranuan. Nëse vjen në Vushtri dhe pyet ku e kanë shtëpinë Adnan çaji dhe të gjithë ta thonë”, tha Ademi.

(Kosova Sot Online)