Drejtori i kompanisë United Media Digital: Ajo çfarë ndodh me mediat në Serbi, s’ndodh askund tjetër

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 11:32
 Drejtori i kompanisë United Media Digital: Ajo çfarë ndodh me mediat në Serbi, s’ndodh askund tjetër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithmonë ka pasur frikë nga gazetarët e lirë dhe mediat e lirë, sepse ai e di shumë mirë se sa të fuqishëm janë ata, tha Veselin Simonoviq, drejtor i kompanisë United Media Digital, nën udhëheqjen e së cilës shtypet e përditshmja e re serbe, Nova. Kjo gazetë shtypet në Kroaci, pas për 4 muajsh tentim, asnjë shtypshkronjë në Serbi nuk pranoi të bashkëpunonte me të.

Simonoviq deklaroi për gazetën Danas se ndërsa ishte në opozitë, Vuçiq u përpoq, ndonjëherë edhe kishte sukses, t’u bënte lajka atyre, dhe kur ai u bë sundimtari absolut i gjithçkaje në Serbi, shumica e mediave u korruptuan.

“Ai ushqeu qentë e medias për ta bërë të pakuptimtë çdo iluzion të demokracisë dhe dialogut publik. Dhe kur ata më pyesin – pse dalin gazeta të reja në një kohë kur tirazhet po bien kudo në botë, përgjigjja ime është se ajo që po ndodh në vendin tonë nuk ndodh askund në botë”, tha Simonoviq.

Gazeta “Nova” është shtypur sot për herë të parë në Osijek të Kroacisë, sepse askush në Serbi nuk pranoi dhe guxoi të bashkëpunonte me një media që është kritike ndaj qeverisë, tha Simonoviq dhe vlerësoi se frika e hakmarrjes nga regjimi i Vuçiqit mbizotëron ende.

Kur u pyet se pse përfaqësuesit e qeverisë, duke përfshirë presidentin e shtetit, nuk janë të aftë të pranojnë kritika, Simonoviq tha se asnjë lider autoritar në botë nuk mbështet kritikën dhe kulturën e dialogut, kështu që edhe Vuçiqi nuk bën dallim.

“Serbia drejtohet nga një njeri, ai vendos për gjithçka, prandaj ai e percepton çdo histori hetimore gazetareske si një sulm ndaj tij. Gazeta Nova do të përpiqet t’i hetojë dhe irritojë ata sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Simonoviq.

(Kosova Sot Online)