Detaje të reja nga aksioni i Krimeve Ekonomike: 11 zyrtarë të arrestuar dhe 9 qytetarë, në mesin e tyre edhe biznismen

  • G.G /
  • 30 June 2021 - 15:13
Detaje të reja nga aksioni i Krimeve Ekonomike: 11 zyrtarë të arrestuar dhe 9 qytetarë, në mesin e tyre edhe biznismen

Në aksionin e Krimeve Ekonomike që po vazhdon edhe në këto momente, janë arrestuar 11 zyrtarë dhe 9 qytetarë, në mesin e tyre edhe biznesmen.

Ky aksion është zhvilluar dhe po vazhdon në disa lokacione të vendit. Sipas burimeve të Sinjalit përveç rajonit të Prishtinës, përkatësisht Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ky aksion shtrihet edhe në rajonin e Pejës dhe të Gjilanit.

Cak i këtij operacioni janë edhe komuna e Podujevës, Vitisë, Fushë Kosovës dhe Istogut.

Veprat për të cilat dyshohen personat e arrestuar janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar“, “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti” dhe “mashtrim me subvencione”.

(Kosova Sot Online)