U dënua me 12 vite burg nga Haga, ish-hulumtuesi ndërkombëtar thotë se Simatoviq ishte i përfshirë në krime edhe gjatë luftës në Kosovë

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 08:06
 U dënua me 12 vite burg nga Haga, ish-hulumtuesi ndërkombëtar thotë se Simatoviq ishte i përfshirë në krime edhe gjatë luftës në Kosovë

Ish-hulumtuesi i Human Rights Watch gjatë luftës në Kosovë, Peter Bouckaert, në një reagim të tij së fundi, ka shkruar për të dënuarin e nga Gjykata Penale në Hagë, Franko Simatoviq.

Ai bashkë me një fotografi të publikuar, tregon se si disa anëtarë të Forcave Speciale Serbe të Franko Simatoviq, luteshin në Manastirin e Deçanit në Kosovë më 1998, duke thënë se të njëjtit ishin të përfshirë në krime lufte në Kosovë.

”Këta janë anëtarë të Forcave Speciale Serbe të Franki Simatoviq që luten në Manastirin e Deçanit në Kosovë në 1998, gjatë përfshirjes së tyre në konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë në 1998. Ata ishin të përfshirë në mizori atje, si dhe në Kroaci dhe Bosnjë. Franki sot u dënua sot për përfshirjen e tij në mizoritë në Kroaci dhe Bosnjë. Ai ishte i përfshirë në mënyrë të ngjashme në mizoritë në Kosovë që çuan në ndërhyrjen ushtarake të SHBA atje. Ky është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë ndërkombëtare”, shkruan Simatoviq.

Mekanizmi për Gjykatat Penale në Hagë, dënoi ish-udhëheqësit e sigurimit të shtetit serb Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq me nga 12 vjet burg secilin.

(Kosova Sot Online)