Albulena Haxhiu bëhet me vajzë

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 10:56
Albulena Haxhiu bëhet me vajzë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë.

Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Express drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.

Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 08:30 dhe se gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.

“Ajo ka lindur sot rreth orës 08:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë, super e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram. Ajo ka lindur me operacion”, ka thënë ai.

Për shkak se ka lindur me operacion, Jakupi ka theksuar se Haxhiu do të mbahet edhe më tej e shtrirë në klinikë.

Ndërsa përveç vajzës, Haxhiu ka edhe dy djem.

Kujtojmë që dje ministrja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku u diskutua për 100 ditëshin e qeverisjes

(Kosova Sot Online)