Fillon “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

  • 01 July 2021 - 11:48
Fillon “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Tubimi për Paradën e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar” ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu”.

Në përkrahje të Paradës së Krenarisë nën moton “Bashkë dhe Krenarë”, janë parë edhe emra të ndryshëm të politikës si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt sheshit, ndërsa do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Parada përfundon më një koncert të shkurtër.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit ishte: “Bashkë dhe Krenarë.”

(Kosova Sot Online)