Vdes një 27 vjeçare nga komuna e Shtimes, dyshohet se konsumoi acid për pastrim

  • G.G /
  • 01 July 2021 - 11:51
Vdes një 27 vjeçare nga komuna e Shtimes, dyshohet se konsumoi acid për pastrim

Një 27 vjeçare nga komuna e Shtimes me vendbanim në Francë ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit pasi e njëjta dyshohet se ka konsumuar substancë korozive-acid për pastrimin e banjove.

“Në mesnatë kemi pranuar një informatë se në emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, nga ndihma e shpejt ishte sjell një person i gjinisë femërore, e lindur në vitin 1994, nga komuna e Shtimes, me vendbanim në shtetin e Frances, e cila dyshohet se ka konsumuar substancë korozive-acid për pastrimin e banjove. Njësiti patrullues iu ka përgjigjur thirrjes ku kanë kontaktuar me mjeket kujdestar në Emergjencë”.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, rreth orës 00:20, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa në ora 03:40 ajo ka humb jetën.

Prokurorin ka urdhëruar që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion

(Kosova Sot Online)