Uran Ismaili kujton porosinë që Kadri Veseli ua kishte dhënë delegatëve të PDK-së

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 10:51
 Uran Ismaili kujton porosinë që Kadri Veseli ua kishte dhënë delegatëve të PDK-së

Ka filluar Konventa e PDK-së, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

Kjo konventë u hap nga deputetit i PDK-së, Uran Ismaili i cili kujtoi porosinë që ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ua kishte dhënë gjithmonë delegatëve të partisë.

“Kur ndalet PDK, ndalet Kosova, ruajeni njëri tjetrin dhe mos u ndalni, kjo është porosia që na ka dhënë gjithmonë Kadri Veseli”, tha Ismaili.

Ai tha se dobësimi i PDK-së, ishte qëllimi i të tjerëve, por sipas tij, duke qenë bashkë, rrugëtimi është më i lehtë.

“Sado qëe tashmja është e vështirë, PDK-ja sërish e sheh të ardhmen, një PDK e fortë që të kthehet aty mku e meriton. PDK-ja si adresë politike me vizion të qartë që pretendon zhvillim vendi është ajo që e presin të gjithë.

Dobësimi ynë ka qenë qëllim i të tjerëve, por duke qenë bashkë e kemi më të lehtë rrugëtimin”, shtoi Ismaili.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

(Kosova Sot Online)