Akuzat nuk e zgjidhin problemin!

Akuzat nuk e zgjidhin problemin!

Hajrullah Tërnava

  • 03 July 2021 - 09:11

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Territori i Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm në kufijtë e saja, e që ata kufij janë të vulosur qysh nga Kushtetuta e ish- Jugosllavisë të vitit 1974, edhe që tani më Jugosllavia nuk ekziston, edhe shtete të krijuara që nga të 1990-1999-ta, që në tersi tani janë shtate (7) e që dikur ishin në një përbërje të Jugosllavisë, të gjitha ato shtete janë po në ata kufij të së kaluarës, që u shpërndan me luftë, prandaj është e kuptueshme që edhe territori i shtetit Të Kosovës është i pacenueshëm dhe i mbrojtur me kushtetutë dhe me aparatet shtetërore që i ka shteti, e që atë territor e mbron ushtria dhe policia e shtetit.

Në këtë kohë që ende nuk kanë ndodhur njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, e që po ndërmjetësohet nga ndërkombëtarët për të ndodhur, duhet pasur kujdes që edhe territori i Kosovës të ruhet tërësisht i pa cenueshëm dhe i kontrolluar nga forcat paqeruajtëse të Kosovës, sikur që është ushtria dhe policia e shtetit tonë dhe aleatët e NATO-s,KFOR-it. Shteti si shtet, e ka për detyrë të përkujdeset për tërë territorin e shtetit dhe ti zhvillon aktivitete shtetërore në të gjitha pjesët e sajë, cep më cep. Në situatën në të cilën gjendet Kosova, e sidomos me pjesën e veriut që në të jeton popullata serbe në shumicë, strukturat shtetërore politike të shtetit duhet të jenë më aktive dhe ta vizitojnë atë pjesë dhe pjesët tjera të Kosovës, me aktivitetet e tyre ashtu si e parasheh Kushtetuta e Kosovës, dhe të zhvillohen aktivitete shtetërore të njëjta në të gjitha pjesët e Kosovës, ku do te mbizotërojnë ligjet dhe kushtetuta e Kosovës në mënyrë të barabartë.

Nuk duhet të harrohet dhe përjashtohet sikur ka ndodhur në të kaluarën me pjesën e veriut që është për tu habitur se si politikanët kosovare kur flasin për të kaluarat e tyre, e sidomos ata që nonstop thirreshin çlirimtar të Kosovës, e harrojnë atë situatë të mbetur peng atje, e që e ka zanafillën gjatë mandatit të tyre në pushtet, që asnjëherë se kanë vizituar atë pjesë të veriut të Kosovës. Prandaj vërejtja dhe thirrja e raportueses për Kosovën në parlamentin evropian, që liderët Kosovar të mos e harrojnë̈ veriun e Kosovës, por të shkojnë̈ atje, të jenë afër qytetarëve edhe të komunitetit serb, dhe të bisedojnë̈ me ta për integrim më të thellë e serioz në realitetin e ri të Kosovës, është̈ një shuplakë serioze, për lidershipin politik të Kosovës, për pozitën edhe për opozitën, por posaçërisht për ata qe qeverisen vendin 13 vet pas shpalljes së pavarësisë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas një takimi me dyer të mbyllura që pati me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb, iu ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të dalin me oferta dhe të kontaktojnë me liderët politikë serbë që janë në Prishtinë si dhe të vizitojnë veriun e Kosovës sepse të gjithë liderët kosovarë flasin serbisht dhe se qasja në Mitrovicë për ta është shumë e lehtë. Sepse nëse ajo pjese nuk vizitohet nga zyrtaret shtetëror kosovar e kur dihet se ne atë pjese jetojnë serbet, atëherë vetvetiu po krijohet një ndarje mes kombeve, dhe ne fakt vete qeveritaret po e dëshmojnë qe nuk e qeverisin atë pjese të Kosovës, prandaj jo rastësisht edhe sot e kësaj dite ekzistojnë ndarje dhe hasmëri mes shqepëtave dhe serbëve, prandaj edhe lëvizjet e popullatës shqiptarë janë më të kufizuara në ato pjesë, sepse edhe disa nga ta që deri në vitet 1999 kane jetua në ato pjesë tani janë të larguar nga kërcënimet që i kanë pasur qysh nga lufta, dhe larguar nga banesat apo shtëpitë e tyre, dhe sot e tani ata jetojnë në pjesë tjera shqiptare, edhe që shtëpitë dhe banesat e tyre ua kanë uzurpua banorët serb.

Zonja Cramon po ashtu ju ka rikujtuar krerëve të politikës kosovare se veriu është pjesë integrale e Kosovës dhe qytetareve të saj, prandaj është pjesë e përgjegjësisë së tyre që po e lënë̈ pas dore. Prandaj kjo thirrje e zonjës Cramon flet për mos interesimin e sinqertë dhe këmbëngulës të atyre që për dy dekada e qeverisën vendin, për integrim më të sforcuar të veriut të Kosovës, të cilin e kanë përdorë̈ për kontrabandë dhe krim të organizuar e pasurim të kundërligjshëm së bashku me bandat e strehuara serbe në këtë̈ pjesë të Kosovës, si zonë neutrale e krimit të organizuar mes Kosovës dhe Serbisë. Marr ne tersi shteti si shtet ne te gjitha pjesët e territorit te saja duhet te funksionoj njëjtë e sidomos me ligjet dhe kushtetutën e saje, dhe pushtetarët te përkujdesen për hallet dhe dertet e qytetarëve te saje qofshin ata serbe, shqiptar, rom, boshnjak, turq etj, dhe ato barazi duhen te zhvillohen ne baza te ligjeve ne te gjitha pjesët e Kosovës, e sidomos qeveritaret-pushtetarët te interesohen qe ti jetësojnë ligjet e shtetit dhe te kontribuojnë për te mirat e tyre sikur qe janë shkollimet, punësimet, sigurimet shëndetësore, dhe jetësimin e te drejtave te barabarta qe iu garantojnë ligjet e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".