Kryeministri Kurti uron Memli Krasniqin, i ofrohet për bashkëpunim rreth temave të interesit nacional

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 16:19
 Kryeministri Kurti uron Memli Krasniqin, i ofrohet për bashkëpunim rreth temave të interesit nacional

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kreu i VV’së, Albin Kurti, e ka uruar kreun e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim për tema të interesit nacional dhe për ballafaqim të ideve në të mirë të vendit.

“Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook”

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.

Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

(Kosova Sot Online)