Drejtësia po çlirohet nga mafio-politika dhe krimi i organizuar

Drejtësia po çlirohet nga mafio-politika dhe krimi i organizuar
Drejtësia po çlirohet nga mafio-politika dhe krimi i organizuar

Arsim Haziri

  • 03 July 2021 - 16:01

Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

Është kaherë e ditur që shumë nga pushtetarët e mandateve të kaluara e kanë keq shfrytëzuar pozitën e tyre të fituar apo të besuar, duke plaçkitur buxhetin e shtetit dhe duke u pasuruar brenda natës, për shkak të mos veprimit të drejtësisë e cila për gati 20 vite ishte vetëm një demagogji me të cilën mashtroheshin qytetarët nga politikanët zhvatës e mbi ligjin. Hetimi i krimit dhe arrestimet të cilat po vazhdojnë për mega skandalin e abuzimeve në Ministrinë e Bujqësisë, është për tu përshëndetur sepse e kthen besimin e qytetarit të ligji dhe institucionet. Nëse shteti ligjor me dekada ka vonuar së funksionuari , kjo praktikë duhet të ndalohet tash dhe nuk bën të tolerohet më tutje.

Përveç se moralisht, para së gjithash edhe ligjërisht duhet të për5caktohet në një shtet se çka është e drejtë dhe çka e pa drejtë. Derisa të parën e gjykon shoqëria, rrethi i gjerë i opinionit si gjykues i çdo politike e sjellje devijonte, këtë të dytën detyrimisht duhet ta bëjë shteti, që e sanksionon dhe e dënon norma përkatëse ligjore pozitive të rendit dhe ligjit . Dhe krejt ne fund, në fondament të shtjellimit të çështjes, ligji në një shtet demokratit të lirisë së veprimit, askënd nuk e lejon që ta përvetëson punën dhe mundin e tjetrit, secili ka pjesën e përgjegjësisë dhe të obligimit, por edhe të shpërblimit sipas veprës dhe punës që kryen.

Veprat antishoqërore, antishtetërore dhe imorale përfundimisht nuk lejohen në një demokraci të zhvilluar dhe të avancuar, prandaj duhet të vepron ligji. E për sundim të ligjit, barazi dhe kundër zhvatjes së djersës dhe mundit të qytetarit, nga grupet kriminale të interesit është zotuar subjekti politik që po qeverisë vendin në këtë mandat, prandaj është shumë inkurajues fakti për veprimet konkrete që po i ndërmerr në këtë drejtim, duke i dhënë mbështetje të fuqishme morale, politike dhe ligjore veprimit të organeve të pavarura të drejtësisë.

Publikja duhet të frymoje lirshëm, vetëm nën dominimin e saj gjithsecili ka jete dhe autonomi për veprimet në kuadër të normës kontraktuale ligjore dhe shoqërore, por askush nuk guxon ta përvetëson dhe uzurpon të drejtën e tjetrit.

Gjërat bëhen apo konstituohen edhe atëherë kur premisat nuk janë të dukshme por janë të hetueshme dhe në zanafillën e tyre të hershme pa filluar të prodhojnë pasojat. Ndryshimet ne çdo dimension veçse kane filluar në këtë mandat të ri qeverisës, në fushën e sundimit të ligjit, shtylla kryesore e shtetit, dhe ato nuk mund te mos njihen veçse dhe të mos pranohet publikisht dhe objektivisht. Masat e institucioneve të sundimit të ligjit kundër korrupsionit po tregojnë së gjithçka është e mundur kur ka guxim veprimi dhe kur ka vullnet. Asgjë nuk mundë të jetë e pandryshueshme, apo të paktën, nuk mundë të jetë statike dhe e pa lëvizshme.

Shteti i së drejtës ka qene deklarim i politikës dhe vullnet i shprehur i popullit prandaj edhe veprimet e fundit të koordinuara të aksionit kundër korrupsion, në të cilin u kapën 21 zyrtar të dyshuar, konstaton se besimi i popullit është duke u jetësuar, sado që kemi rrethana për veprim mjaft të vështirësuar për shkak të deformimit afatgjatë në të kaluarën që ka ndodhur në çdo nivel dhe në çdo institucion. Dora e shtetit dhe aksioni për sundim të ligjit duhet të jetë një veprim permanent i ashpërsuar, prandaj edhe arrestimet e fundit që ndodhën lidhur me aferën e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë duhet të vazhdohen në të gjitha segmentet dhe në të gjitha sistemet.

Është koha e fundit, mbase edhe jemi shumë të vonuar, duke mos vepruar në të kaluarën , për ta pastruar aparatin shtetëror nga hajnat të cilët shtetin e ri të Kosovës sikur po e konsiderojnë pronë të tyre private. Ka ardhur koha e adresimit të llogaridhënies së secilit, të gjithë atyre të cilët e kanë keqpërdor dhe pozitën e besuar në udhëheqje të shtetit, në cilindo segment, nga ai lokal deri në kupolën e pushtetit qendror. Krimi dhe korrupsioni i niveleve të larta e kanë bërë qytetarin e Kosovës të pa shpresë për të ardhmen e tij në këtë shtet të ri dhe akoma të brishtë, e kanë varfëruar dhe izoluar, duke e mbajtur të shkëputur nga Evropa dhe demokracia perëndimore. Shteti i së drejtës duhet të vazhdon të vepron dhe të përfundon anarkia dhe sundimi i mafes sepse ndryshe do të vazhdojmë të mbetemi një kafaz i mbyllur në mes të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".