Momenti kur vetura godet motoçiklistin në Pejë

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 15:25
Momenti kur vetura godet motoçiklistin në Pejë

Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.

Në videon e publikuar nga aksidenti, shihet teksa vetura ka goditur një motoçiklist në fshatin Lubeniq të Pejës.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/07/t6RaDs8exSpl96erLmC7_04_9e69e66b2a0726fed05069f2074508f9_video_240p_converted.mp4

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Lubeniq të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motor, si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve sipas ekipit mjekësor i njëjti është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.


(Kosova Sot Online)