Tahiri: Pasha Zotin mos me pas qenë Ramushi kurrë përjetë liri s’kishim pasë

  • A.P /
  • 16 April 2026 - 13:00
Tahiri: Pasha Zotin mos me pas qenë Ramushi kurrë përjetë liri s’kishim pasë

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për arritjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si një prej arritjeve më të mëdha të kombit shqiptar.

Tahiri tutje ka folur edhe për kontributin e familjes Haradinaj për lirinë e Kosovës, duke përmendur sakrificën e Ramush Haradinajt, rënien e vëllezërve dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë.

Ai k thënë se nëse s’do të ishte Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë, Kosova kurrë s’do të kishte qenë e lirë.

“Pasha Zotin mos me pas kanë Ramushi me bashkëluftar, kurrë përjetë liri s’kish pas”, ka deklaruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)