Brenda 24 orëve të fundit, vetëm 569 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 15:19
Brenda 24 orëve të fundit, vetëm 569 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

Edhe më tej po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 në Kosovë. Megjithatë, numër më i vogël i të vaksinuarve është parë gjatë vikendit.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 569 persona kundër COVID-19.

Ndonëse ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë, numër i vogël i qytetarëve po arrijnë të vaksinohen gjatë ditëve të vikendit.

Ndërsa, ka pasur kritika që edhe gjatë ditëve tjera, numri i të vaksinuarve nuk ka qenë i madh.

Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë 206 mijë e 443 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.

49 mijë e 616 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që vazhdon edhe më tej të qëndroj larg shteteve tjera sa i përket vaksinimit të popullsisë.

(Kosova Sot Online)