Serbët në veri paralajmëruan protestë, Bahtiri i ka dy fjalë

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 18:49
Serbët në veri paralajmëruan protestë, Bahtiri i ka dy fjalë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka ftuar qytetarët e kësaj pjese të Mitrovicës që të ruajnë gjakftohtësinë, pasi serbët në veri paralajmëruan protesta në mbrëmje.

Bahtiri, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ndër të tjera iu është referuar “struktura dashakeqe” organizatorët e protestës.

“I lus qytetarët e Mitrovicës që të mos bien pre e provokimeve të strukturave dashakeqe serbe që veprojnë në Mitrovicën e Veriut, ku disa prej tyre kanë paralajmëruar protestë për sot”, ka shkruar ai.

“Ne duhet të punojmë natë e ditë për krijimin e paqes dhe stabilitetit të qytetit tonë, ndërsa jo stabiliteti i përshtatet vetëm atyre që nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës”, ka shtuar ndër të tjera kryetari i Mitrovicës së Jugut.

Serbët kanë paralajmëruar protestë, pasi siç pretendojnë, po iu kërcënohet siguria e tyre çdo ditë e më shumë. Ata e kanë lidhur këtë me një eksploziv që sot ka shpërthyer në një veturë në fshatin Suhadoll. 

(Kosova Sot Online)