Nis seanca e dytë e rigjykimit ndaj Nuhi Mavrovqanit që vrau gruan me shufër metalike

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 11:16
Nis seanca e dytë e rigjykimit ndaj Nuhi Mavrovqanit që vrau gruan me shufër metalike

Këtë të martë ka nisur seanca e dytë e rigjykimit ndaj Nuhi Mavrovqanit, që në dhjetor të vitit të kaluar u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, Sabilës.

Rreth një muaj më parë nisi procesi i rigjykimit, pasi Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore.

Nuhi Mavrovqani më 25 korrik 2021 pas një zënke që kishte nisur në familje, kishte goditur gruan e tij, e cila më pas kishte ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

(Kosova Sot Online)