Kosova është shtet sovran me ligj!

Kosova është shtet sovran me ligj!
Kosova është shtet sovran me ligj!

Muhamet Kelmendi

  • 06 July 2021 - 10:12

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Nuk është e qartë pikëpamja e tillë e z. Palmer. Kjo për faktin se çdo marrëveshje, pavarësisht me kend bëhet, ka mundësi të shqyrtohet dhe të vendoset nga ana e Kuvendit. Ajo edhe mundë të hiqet dhe të anulohet si e tillë.

Këtë e dinë z.Palmer. Këtej dmth.se edhe kjo çështje ka mundësi të shqyrtohet dhe të vendoset përsëri. Në anën tjetër, pakica serbe z. Palmer ka të drejta plus mbi çdo komb e kombësi tjetër në Kosovë. Asociacioni një nacional është vdekjeprurës për Kosovën, kuptohet nëse ka kompetenca ekzekutive dhe juridike e politike.

Asociacioni i karakterit të një shoqate është çështje juridike e përcaktuar me anën e ligjeve në fuqi dhe këtu për shoqatë nuk ka nevojë fare të kemi marrëveshje. Shoqata krijohet me anën e një statuti dhe funksionon mbi bazën e statutit të shoqates.

Ndërsa, futja e kompetencave juridike e ekzekutive e zgjeron atë dhe atij subjekti i jep karakter të një subjekti politiko-territorial të karakterit shtetëror. Qeveria është mirë që këtu të pëgaditë një statut të shoqatës dhe atë tua japi për veprim.

Shoqata regjistrohet në regjistrim e shoqatave të Kosovës dhe e ka një qëllim të caktuar. Qëllimi mundë të jetë humanitar,kulturor, shoqëror, letrare e tj.etj. Një kësi shoqate mund të ndërtohet. Kosova në raport me shtetin serb duhet të veproj vetëm me reciprocitet. Ky është mekanizmi që ndërton raporte bilaterale dhe multilaterale midis shteteve. Kosova është shtet dhe si shtet duhet të veproj kurdoherë dhe me çdo subjekt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".