Zyrtari i MD-së: Janë bërë dy kërkesa për vizita familjare në Hagë

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 18:19
Zyrtari i MD-së: Janë bërë dy kërkesa për vizita familjare në Hagë

Gjykata Speciale i ka lejuar vizitat familjare për të paraburgosurit duke filluar nga 15 korriku.

E nga Ministria e Drejtësisë kanë dhënë detaje edhe mbi procedurat që do të ndiqen nga pala kosovare.

Genc Nimoni, shef i kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri më tani kjo ministri ka pranuar vetëm dy kërkesa për vizita.

“Tani mund t’ua konfirmoj se i kemi pranuar dy kërkesa zyrtare deri më tani për vizita familjare në Hagë. Ka kërkesa për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Vizita e parë është me datë 15 dhe 16 korrik. Do të takohen me nga tre familjarë. Gjithsej i kanë 12 vizita gjatë vitit. Pra çdo muaj nga një vizitë”, ka thënë ai.

Më tutje Nimoni tregoi se shteti do t’i ndihmojë edhe familjarët që e të paraburgosurve në Hagë, gjatë kohës sa ata qëndrojnë në Holandë.

Ai tha se do t;i mbështesin këta familjarë me mjete për qëndrim dhe për ushqim për tri ditë.

“Deri tani ka pasur masa anti-Covid dhe mendoj që deri më tani kjo ka qenë arsyeja se pse nuk kanë bërë ankesa. Ne i mbështesim ata familjarë me nga 80 euro për një ditë për vdekje. Ka të drejtë deri në tri ditë të qëndrojë. U ndajmë para edhe për ushqim. Gjithçka është ligjore dhe në përputhje me ligjim”, deklaroi më tutje ai.

Ndër të tjera, Nimoni konfirmoi se tashmë është adresuar edhe çështja e pakove me gjëra esenciale, teksa shtoi se deri më tani dy të tilla janë dërguar në Hagë për të paraburgosurit.

“Adresimi i pakove esenciale ka filluar dhe janë adresuar. Tashmë dy të tilla kanë shkuar. Atje në koordinim me Ambasadën e Kosovës shkojnë pakot dhe çdo gjë funksion. Më nuk kemi ankesa”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)