Haradinaj reagon për rrugët e mbushura me mbeturina në Prishtinë

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 19:17
Haradinaj reagon për rrugët e mbushura me mbeturina në Prishtinë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka postuar një video ku tregon gjendjen me mbeturina në kryeqytet.

Ai përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, në lagjen Bregu i Dellit, tek rruga ‘Vëllëzërit Gërvalla’, ka thënë se edhe kjo katrahurë është në Prishtinë.

Në këtë video shihet një pamje jo e mirë, ku e gjithë pjesa e rrugës është e mbuluar me mbeturina.

“Fatkeqësisht edhe kjo katrahurë është në Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj do të garojë zgjedhjet e 17 tetorit kundër Selim Pacollit nga AKR, Uran Ismailit nga PDK, Përparim Ramës nga LDK. Ndërkohë VV ende nuk e ka bërë të ditur kandidatin.

(Kosova Sot Online)