Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 19:31
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell.

Këtë të mërkurë përreth relieveve pasdite mund të ketë zhvillime të vranësirave të pakta, por pa mundësi për të reshura.

Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 16C deri 35C, e në vise malore nga 13C deri 28C.  Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 2-4m/s, e nga Dukagjini nga jugu 2-5m/s.

Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Mot kryesisht me diell dhe shumë nxehtë pritet edhe ditën e enjte.  Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 17C deri 37C, e në vise malore 15C deri 28C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-9m/s.

Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.


(Kosova Sot Online)