
Lexoni edhe:
Zyrtare: Albin Kurti e Vjosa Osmani, prishin koalicionin në Ferizaj
Në mediat greke dhe britanike vijon që të zërë një hapësirë kryesore mbytja e 20-vjeçares Caroline nga burri i saj, piloti Babis Anagnostopulos në 11 maj, ndërsa autorësia e krimit u zbulua pas 37 ditësh. E ndërsa piloti pranoi krimin, mister mbetet motivi, ndërsa pistat janë disa.
Mediat greke shkruajnë se prindërit e Caroline dinë shumë më tepër për motivin e vërtetë të autorit të krimit, por edhe për një “sekret” që Caroline mund të ketë ditur çka bëri që burri t’i merrte jetën.
Zyrtare: Albin Kurti e Vjosa Osmani, prishin koalicionin në FerizajLexoni edhe:
Ndërkohë që “The Sun” në Britani zbulon detaje të reja nga momenti i arrestimit të Babisit, transportimit të tij nga Alonissos për në Athinë.
“The Sun” duke iu referuar një burimi policor shkruan se vrasësi fillimisht u transportua me anije nga Alonissos në Skiathos dhe prej andej me aeroplan në Athinë.
Por përse nuk u transportua me helikopter nga Alonissos në Athinë?
“Operacioni ishte planifikuar në detaje. Ne nuk donim ndonjë rrezik. Ne e dinim në këtë fazë që ai ishte i rrezikshëm, i aftë për gjithçka” tha ai.
Sipas raportit, “oficerët e policisë dyshohet se kanë refuzuar të transportojnë burrin pilot të Caroline me helikopterin e policisë sepse ishin të shqetësuar se ai mund të përpiqej ta rrëzonte atë në një përpjekje për vetëvrasje” shkruan “The Sun”.
Babis Anagnostopulos është pas hekurave, ndërsa prindërit kërkojnë dënimin e tij përjetë.
(Kosova Sot Online)