Gjuajtja me armë mes dy biznesmenëve në Mitrovicë, policia jep detaje

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 23:21
Gjuajtja me armë mes dy biznesmenëve në Mitrovicë, policia jep detaje

Një incident ka ndodhur në mbrëmjen e së martes në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Mediumi lokal ka bërë të ditur se dy biznesmenë në Mitrovicë janë gjuajtur me armë të gjata ndërmjet vete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  në Mitrovicë, ishin dëgjuar të  shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhoj. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Zahiti.


(Kosova Sot Online)