Ndodh edhe kjo në Kosovë, arrestohet një person pasi vodhi një dozë të vaksinës

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 11:34
Ndodh edhe kjo në Kosovë, arrestohet një person pasi vodhi një dozë të vaksinës

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një person të dyshuari pasi që i njëjti  dyshohet se derisa kishte qenë në qendrën e vaksinimit në Istog kishte vjedhur një flakon dozë të vaksinës antiCOVID.

Ngjarja ka ndodhur dje më datë 06.07.2021 në orë 07:43.

Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar dozën e vaksinës dhe prapë e kanë kthyer në qendër.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Istog 06.07.2021 – 07:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë në qendrën e vaksionimit në Istog dyshohet se kishte vjedhur një Flakon dozë të vaksinës anti Covid. Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar dozën e vaksinës dhe prapë është kthyer në qendër. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)