Babai i Kadri Veselit vdiq në ditën që i mbushi 94 vjet

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 20:37
Babai i Kadri Veselit vdiq në ditën që i mbushi 94 vjet

Në moshën 94-vjeçare ka ndërruar jetë, Fazli Veseli. Ai u varros në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës.

Lulet se bashku me karrige po i vendosin para shtëpisë.

Mëngjesin e së mërkurës familja e njërit nga themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli hapi dyert për të pame pasi ndërroj jetë i zoti i shtëpisë, Fazli Veseli.

Babai i ish-kryekuvendarit vdiq në ditën kur mbushi 94 vite.

Për të nderuar jetën e tij gati një shekullore në lagjen Bajr të Mitrovicës erdhën një numër i madh i njerëzve gjatë ditës.

Në mungesë të Kadriut, i cili gjendet në Hagë, mysafirët për kryeshëndosh i priti, Ismeti, djali tjetër i të ndjerit Fazli Veseli.

Në mes emocionesh duke e kujtuar të atin tha që ndjehet tejet krenar për të.

Por Ismetit, në këtë ditë të rëndë i mungon edhe vëllai i tij, Kadriu.

Përveç këtij, për figurën e Fazli Veselit fjalë të mëdha folën edhe miqtë e tij.

Në mes të dhimbjes ata kujtuan virtytet e shumta të të ndjerit.

Gjatë ditës një numër i madh i figurave të skenës politike, kulturës e historisë shprehën ngushëllime. Ndërsa deputetët e PDK-së, e lëshuan seancën e Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në varrimin e të ndjerit.

Fazli Veseli u varros në ora 19:00 në varrezat e fshatit te lindjes se zotit Veseli ne Brobaniq te Mitrovices.

(Kosova Sot Online)