Ministri Vitia kërkon nga qytetarët që të vaksinohen me AstraZeneca: Unë u vaksinova, janë të sigurta

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 11:44
Ministri Vitia kërkon nga qytetarët që të vaksinohen me AstraZeneca: Unë u vaksinova, janë të sigurta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot kundër COVID-19 me vaksinën e AstraZenecas.

Me këtë rast, pas vaksinimit ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos hezitojnë në marrjen e vaksinës AstraZeneca.

Vitia është shprehur se të gjitha vaksinat që i ka vendi në dispozicion janë të aprovuara.

“Le të harrojmë vaksinën AstraZeneca, Pfizer, Moderna. Sot ka vetëm vaksina kundër COVID-19 të aprovuara nga EMA. Vaksinohuni se vetëm kështu ja dalim. Ne kemi vaksina kundër Covid-19 në stoqet tona. Kemi doza të mjaftueshme dhe për ne të dy vaksinat janë të sigurta sepse janë të aprovuara në EMA. Të gjithë qytetarët që vinë do të marrin vaksinë të sigurtë, a është ajo AstraZeneca apo Pfizer, ne nuk duhet ta bëjmë këtë pyetje”, ka shtuar ai.

Tutje Vitia ka thënë se asnjë prej qytetarëve, as prej atyre që janë vaksinuar me vaksinën e AstraZenecas nuk kanë pasur ndonjë efekt serioz pas marrjes së vaksinës.

“Akoma nuk kemi asnjë efekt serioz nga asnjëra vaksinë. Qytetarët duhet të jenë të bindur se ne do të mbajmë vetëm vaksina të sigurta. Ministria e Shëndetësisë e bënë të qartë se Kosva është një nga vendet e radha në rajon dhe më gjerë që nuk ka pranuar vaksina të aprovuara. Ne kemi dhe do të marrim vetëm vaksina të provuara, nuk do të marrim as Ruse e Kineze. Kjo ka të bëjë me sigurinë e vaksinave dhe sigurinë e shëndetit të qytetarëve”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)