Plisat me peticion për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 21:10
Plisat me peticion për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Tifogrupi Plisat kanë nisur një peticion me të cilin kërkojnë vendosjen e statujës së komandatit legjendar të UCK-së, Adem Jashari, në kryeqytet.

Tenda ku qytetarët mund të nënshkruajnë këtë peticion është afër shtatorës së Skenderbeut.

Kjo është thirrja e Plisave:

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PETICION

Duam vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë.

Të shkruash për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari është privilegj por, edhe përgjegjësi  e madhe.  Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t’i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot.

Vepra e Adem Jasharit është nderuar në forma të ndryshme që nga rënia heroike e tij në të gjithë botën, por njëzet e dy(22) vjet pas luftës në kryeqytet akoma mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar. Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjëve të idealit të tij.

Prej nesër të premtën 09/07/2021, Plisat do të organizojmë peticionin për vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë. Tenda e Plisave për peticion do të vendoset afer shtatorës së Skënderbeut.

Luteni të gjithë t’i bashkoheni këtij peticioni.

Ju mirëpresim!


(Kosova Sot Online)