Kuvendi së shpejti do të shkojë në pushim — Nga 192 projektligje të parapara vetëm 21 janë proceduar, një është miratuar

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 21:28
Kuvendi së shpejti do të shkojë në pushim — Nga 192 projektligje të parapara vetëm 21 janë proceduar, një është miratuar

Nga 192 projektligje që janë paraparë në programin e Qeverisë, vetëm 21 janë proceduar deri më tani, një është miratuar.

Përmes kësaj zile, kryetari i Kuvendit thërret deputetët të paraqiten në sallë.

E këtë zhurmë, gjatë këtyre tre muajve, deputetët e dëgjuan mjaftë shpesh.

Disa nga byfeja e Kuvendit e disa nga ambientet tjera, por jo edhe nga salla ku mbaheshin seancat.

E nga 17 seancat që janë mbajtur deri më tani në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, numri i proceduar i projektligjeve po shihet mjaftë i vogël.

Nga 21 projektligje që janë proceduar në Kuvend, dy janë nisma ligjore, e në total vetëm një projektligj është miratuar.

E nga organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e Kuvendit, po vlerësojnë se është vështirë që t’i procedojnë 192 projektligje deri në fund të vitit, ashtu siç është paraparë me programin qeverisës.

Edhe në ato seanca të mbajtura, fokusi kryesor i Qeverisë së Kosovës, ka qenë shkarkim-emërimi i bordeve.

Zgjidhje përmes këtyre emërimeve, Kuvendi i Kosovës iu ka dhënë 6 institucioneve të pavarura.

Kuvendi i Kosovës do ta përmbyllë sesionin pranveror në fillim të muajit gusht, e më pas do të shkojë në pushim.

(Kosova Sot Online)