Geci i përgjigjet Enver Dugollit të VV’së: Prodhimi më i suksesshëm i yni është pordhë të ftohta

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 21:00
Geci i përgjigjet Enver Dugollit të VV’së: Prodhimi më i suksesshëm i yni është pordhë të ftohta

Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, i është përgjigjur Enver Dugollit të VV’së, pasi ky i fudnit i tha Ambasadës Amerikane se “ne jemi sovran, votojmë sipas bindjeve tona”. Kjo deklaratë e Dugollit erdhi pasi Ambasada Amerikane e quajti të ngutshëm veprimin e VV’së për shkarkimin e Bordit të RTK’së.

Geci përmes një komenti i ka treguar Dugollit çka në të vërtetë prodhon suksesshëm Kosova, ndonëse tingëllon paksa banale.

“Po more na kemi armë Berthamore na jemi ma të fort se Izrale prandaj jemi Sovran . Prodhojmi me i suksesshëm i yni eshtë pordhë të ftofta. Në fshatin tonë e kemi ni fabrik te ujrave te zeza dhe analizat qe i ka ba Zvicra kan dal se plehu per lula që prodhohet aty nuk mun te perdoret sepse ne ham veq speca te djeks edhe m…. e kemi te lig”, thuhet në komentin e Gani Gecit.

Ndër të tjerash, Dugolli shkroi në Facebook se Vetëvendosje ka marrë obligim pas 14 shkurtit që t’i përmbushë pritjet e qytetarëve.

Sipas deputetit të pozitës ata votojnë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve të tyre.

Një reagim i erdhi edhe nga Besian Mustafa i LDK’së, i cili e pyeti ‘’ Pse s’i thoshe Amerikës më 1999’ën ‘kthej aeroplanat n’shpi se jemi sovran’’.

(Kosova Sot Online)