Rahovec, gjendet i vdekur një person në veturën e tij

  • S.A /
  • 10 July 2021 - 09:29
Rahovec, gjendet i vdekur një person në veturën e tij

Një person është gjetur i vdekur në veturën e tij në Rahovec.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00, ndërsa vdekjen e viktimës e konstatuar ekipi mjekësor që ka dalur në vendin e ngjarjes. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në veturën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës .Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )