Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 09:19
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Policia njofton se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)