Krasniqi në 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Harresa përbën një krim të ri

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 10:35
Krasniqi në 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Harresa përbën një krim të ri

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës, sot në 26 vjetorin e kësaj masakre.

Krasniqi tha se duhet të përballemi me këdo që përpiqet të retushojë historinë dhe të mohojë krimet e shovinizmit serb.

Ai shtoi se mohimi përbën fazën e fundit të një gjenocidi ndërsa harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave.

“26 vjet më parë ndodhi një nga krimet më makabër që njeh qytetërimi bashkëkohorë – Gjenocidi i Srebrenicës. Ne sot jo vetëm qe duhet të kujtojmë viktimat e Srebrenicës, por edhe të përballemi me këdo që përpiqet të retushojë historinë dhe të mohojë krimet e shovinizmit serb. Mohimi përbën fazën e fundit të një gjenocidi ndërsa harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)