Nis mbledhja e komisionit ku do të raportojë Simmons, këtu mund ta ndiqni live

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 10:31
Nis mbledhja e komisionit ku do të raportojë Simmons, këtu mund ta ndiqni live

Ka nisur raportimi i  ish-kryetarit të  asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons para deputetëve.

Simmons përmes një video-lidhje do të raportoj për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Raportimi i Simmons po bëhet para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Se do të raportojë para deputetëve më 12 korrik, e kishte konfirmuar vetë Simmons.

“Unë pres që ta jap dëshminë time në Parlamentin e Kosovës më 12 korrik. Kam besim se pasi të dëshmojë, Parlamenti të vendosë që të nis një hetim të plotë publik”, ka thënë Simmons.

Në anën tjetër, avokati i Simmonsit, Artan Qerkini tregon për formatin e raportimit dhe pretendimet e ish gjyqtarit britanik.

“Pas kërkesës së ardhur nga Kuvendi që Simmons të raportoj më 12 korrik, kam kontaktuar me të, dhe ai e konfirmuar që do të raportojë nëpërmjet video-lidhjes. Arsyeja pse Z.Simmons nuk ka mundur të vie fizikisht në Kosovë, është përhapja e variantit Delta të Koronavirusit, dhe në rast se vjen do t’i duhej të qëndronte 2 javë në karantinë”, u shpreh Qerkini.

Malcolm Simmons është një ndër sinjalizuesit që raportoi për shkeljet e rënda politike dhe orkestrimin e proceseve gjyqësore në misionin e EULEX-it në proceset ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Raportimin mund ta ndiqni live në LINK:

https://www.youtube.com/watch?v=1pLpB-4pkK4

(Kosoav Sot Online)