Rreth 900 qytetarë të Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 14:46
Rreth 900 qytetarë të Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes

Mbi 800 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë pas dyshimeve se mund të jenë helmuar nga uji.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në një konferencë për media.

Ai ka thënë se 884 qytetarë nga dita e shtunë deri më sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF.

Ramosaj ka thënë se kanë marrë vendimin që uji të mos përdoret më.

Ndërsa, sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme nga uji, por që po i presin edhe analizat biologjike.

“Ne kemi marrë vendim që uji të mos përdoret.  Kemi ftuar prokurorinë, hetuesit, policinë e shtetit, IKSHPK-në, kompaninë “Hidrodrini” të cilët janë duke e kryet punën që të kemi një ekspertizë të saktë”, ka thënë ai.

Ramosaj tutje ka thënë se kjo nuk është hera e parë që po raportohen probleme të tilla.

Ai është shprehur se është hera e dytë që po ndodh një gjë e tillë dhe se kjo bënë që ata të kenë dyshime që këto probleme mund të jenë të qëllimshme.

(Kosova Sot Online)